Gazetari Vehbi Kajazi ka reguar pas kërcënimit të Qeverisë ndaj grevistëve, se do të mbesin pa paga.
Kajtazi përmes një cicërime në Twitter, ka thënë se qeveria i ka shfrytëzuar sindikatat për të ardhë në pushtet, ndërsa sot po i shtyp ato.
Ai thotë se kryeministri Albin Kurti ka dëshirë që të bëhet diktator, e që sipas tij, kjo dëshirë e tij do të mbetet veç një ëndërr.
“Shihemi sjelljen e pushtetit me sindikatat – shfrytezimi i tyre per te ardhe ne pushtet dhe tash tendenca per ti shtypur ato, per ta kuptuar se Kurtin e leshon shpirti me u ba diktator Ama, ncuk, vec anderr ka me pase se nuk ka me ia dale.”