Ka vdekur sot Hata Zogaj, gruaja e Nezir Zogaj, nga Divjaka, ish i burgosur politik, dëshmor i kombit.
Gjatë luftës çlirimtare shtëpia e tij ka qenë baza e Shtabit të Përgjithshem të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
E ndjera Hata Zogaj, ka qenë një nga kontribueset e çështjeve kombëtare, së bashku me bashkëshortin, veprimtarin e çështjes kombëtare dhe ish të burgosurit politik Nezir Zogaj.
Shtëpia e Nezir Zogajt në Divjak Kleçkë ka qenë nga vitet 1980 bazë e Lëvizjeve politike e shumë pjesëtarëve te lëvizjeve ilegale të LPRK, LPK dhe bazë e Shtabit të Pergjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Varrimi i të ndjeres do të bëhet më datë 08.05.2022 të dielën, në varrezat e fshatit Divjakë.