Home Lajme Njoftimi që zbuloi se sa gjatë do të qëndrojë Kurti në ShBA

Njoftimi që zbuloi se sa gjatë do të qëndrojë Kurti në ShBA

0
Njoftimi që zbuloi se sa gjatë do të qëndrojë Kurti në ShBA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar gjatë ditës së djeshme drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai, sot është në ditën e dytë të vizitës së tij. Gjatë ditës së djeshme, Kurti ka takuar drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Kabineti i tij, deri tani, nuk ka dhënë ndonjë sqarim se sa do të qëndrojë Kurti në SHBA, megjithatë Komuniteti i Shqiptaro-Amerikanëve të Illinois në Çikago ka lëshuar një njoftim që Kurti do t’i vizitojë ata me datë 14 maj, shkruan Gazeta Express.

Në bazë të këtij njoftim, i bije që Kryeministri i Kosovës do të qëndrojë të paktën edhe një javë në SHBA. Në njoftim qartësohet se Kurti do të takohet me shqiptaro-amerikanët nga 18:00 deri në ora 21:00.

Exit mobile version