Home Lajme Vazhdojnë punësimet partiake në Gjilan, me këtë pozitë u shpërblye nënkryetarja e AKR-së

Vazhdojnë punësimet partiake në Gjilan, me këtë pozitë u shpërblye nënkryetarja e AKR-së

0
Vazhdojnë punësimet partiake në Gjilan, me këtë pozitë u shpërblye nënkryetarja e AKR-së

Në qytetin e Gjilanit po vazhdojnë punësimet partiake. Nënkryetarja e AKR-së, Elizabeta Abazi-Aliu është në listën e punëtorëve të angazhuar nga Komuna e Gjilanit në zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Miqtë e partnerit politik të Alban Hysenit, po iu gjejnë punë edhe pjesëtarëve të partisë, kjo një tregues i qartë se kryetari i Gjilanit është peng i votës së AKR- së në Kuvendin Komunal.

Përveç aktivistit të AKR-së, Aid Berisha, i cili ishte emëruar si koordinator i Zyrës për Preshevë, nga burimet e Insajderit bëhet e ditur se nënkryetarja e AKR-së, Elizabeta Abazi Aliu po ashtu është punësuar me kontratë në vepër dhe pa konkurs.

Në dokumentin që ka siguruar Gazeta Insajderi në listën e të angazhuarve në zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është edhe Abazi – Aliu, e cila është në krye të kësaj pozite që nga fillimi i muajit tetor e do të vazhdojë deri në fund të muajit nëntor, më saktë deri më 30 nëntor.

Abazi – Aliu është anëtare dhe aktiviste e AKR-së që nga viti 2013, nga viti 2016 mban pozitën e sekretares së Forumit të Gruas në Gjilan dhe pjesë e Strukturave të Larta të Partisë.

Ajo ishte kandidate e AKR-së për kuvendin e komunës së Gjilanit, derisa në tetor të vitit të kaluar, nga kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ishte konsideruar si një njeri të ndershëm, punëtorë dhe njeri me integritet.

Exit mobile version