![Aksident fatal në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, këmbësori përplaset nga vetura Aksident fatal në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, këmbësori përplaset nga vetura](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/aksident-naten.jpg)
Rreth orës 17:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë, respektivisht në fshatin Mazgit, me ç’rast një veturë ka përplasur një këmbësor.
Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit këmbësori ka humbur jetën.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësi i Policisë Rajonale, Agron Borovci.