Shkronja “Z” e cila është bërë mjaft e famshme për shkak se e mbajnë automjetet ushtarake ruse në Ukrainë, është shkruar edhe në hapësira publike në Serbi.
E për një gjë të tillë ka reaguar ambasada e Ukrainës në Beograd, ku ka ftuar autoritetet serbe që ta shlyejnë këtë shkronjë nga hapësirat publike.
“Edhe një herë po ua tërheqim vëmendjen përfaqësuesve të Qeverisë serbe për shkronjën ‘Z’, e cila është e shpeshtë në mure, vetura e madje edhe në stadium, e që do të thotë thirrje për të vrarë ukrainasit”, ka thënë ambasada ukrainase në Beograd të mërkurën, përcjell gazeta “Danas”.
Deri më tani Serbia është një nga shtetet e vetme në rajon, ku janë bërë marshe pro Rusisë dhe luftës së tyre ndaj Ukrainës.