Home Ballina U shkarkua nga ministrja Gërvalla, flet për herë të parë ish-konsulli Blerim Camaj

U shkarkua nga ministrja Gërvalla, flet për herë të parë ish-konsulli Blerim Camaj

0

Ish-konsulli i Kosovës në Gjermani, Blerim Camaj ka thënë sot se nuk ka pasur asnjë shkelje nga ana e tyre, siç pretendon Ministria e Punëve të Jashtme në vendimin për shkarkimin e disa diplomatëve, shkruan Gazeta Express.

Camaj në emisionin “Frontal”, në T7 tha se ata janë punësuar me procedura dhe se nuk ka pasur parregullsi në procesin e rekrutimit të tyre.

“Ish-konsull jam që nja një vit e gjysmë. Jam i kthyer si diplomat i karrierës që një vit e gjysmë në MPJ. Nëse nisemi nga fakti që ne jemi futur aty në bazë të një konkursi që është shpall në vitin 2012. Ka qenë konkurs për diplomat. Jemi fut me procedura dhe njohuritë e përgjithshme, njohjen e gjuhëve dhe na ka ardhur rezultati se kur mund të fillojmë nuk e di se cila ka qenë shkelja e procedurave nga ana jonë”, ka thënë ai.

Më tutje, ai tha se si konsull në Gjermani është emëruar përmes konkursit.

“Ne të gjithë jemi punësuar përmes një konkursi. Ku është arbitrariteti këtu. Kur hapet konkursi dhe i nënshtrohemi konkursit, i kalojmë procedurat dhe fillojmë punën nuk e di se ku është shkelja këtu”, tha ai.

Ai paralajmëroi se do të kërkojnë të drejtën ligjore ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Me siguri që ne do të kërkojmë të drejtën tonë ligjore. Kjo s’do mend. Nëse e shohim nga ky këndvështrim e shohim se vendimi i ministres është arbitrar”, deklaroi ai.

Camaj konfirmoi se në grupin që janë shkarkuar sot me vendim janë 11 diplomatë.

Videon e plotë të emisionit mund ta shikoni KËTU

Exit mobile version