Home Sport Tuchel për zëvendësimin e Christensen ndaj Arsenal: Më tha se nuk ndihej mirë

Tuchel për zëvendësimin e Christensen ndaj Arsenal: Më tha se nuk ndihej mirë

0
Tuchel për zëvendësimin e Christensen ndaj Arsenal: Më tha se nuk ndihej mirë

Thomas Tuchel e ka treguar arsyen pse e zëvendësoi Andreas Christensenin pas pushimin në mes të pjesëve.

Chelsea e humbi derbin e Londrës me rezultat 4-2 në “Stamford Bridge” në kuadër të Premier League, mirëpo ajo çka ra në sy ishte zëvendësimi i hershëm i danezit.

Sipas teknikut gjerman, lojtari i tha atij se kishte probleme dhe vetë ai e kërkoi një gjë të tillë.

“Ai tha se nuk mund të vazhdojë. I pati disa probleme. Është një fushë shumë, shumë e vështirë këtu”, deklaroi ai pas ndeshjes,

Christensen u vlerësua si fajtori kryesor në golin e parë të Eddie Nketiah, episod ky që u dyshua se ishte shkaktar për zëvendësimin e mbrojtësit. 

Exit mobile version