Home Ballina Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës me aksion kundër drogës në veri të Mitrovicës

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës me aksion kundër drogës në veri të Mitrovicës

0
Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës me aksion kundër drogës në veri të Mitrovicës

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë duke zhvilluar aksion në veri të Mitrovicës, para një objekti të banimit.

Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e veriut, Branislav Radoviq, deklaroi se bëhet fjalë për një aksion të njësive kundër narkotikëve, e që po asistohet edhe nga zyrtarët policorë të stacionit lokal në veri të Mitrovicës.

“Njësia e antidrogës po asistohet edhe nga zyrtarët e tjerë policorë”, deklaroi ai, transmeton lajmi.net.

Përpos kësaj, raportohet se qytetarët serbë janë mbledhur matanë rrugës.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka realizuar një aksion tjetër antidrogë në jug të Mitrovicës si dhe në Fushë-Kosovë.

Nga ky aksion janë konfiskuar mbi 60 kilogramë narkotikë të llojit marihuanë dhe janë arrestuar gjashtë persona.

Për të gjashtë personat e arrestuar sot është kërkuar paraburgim, ndërsa nga rasti i djeshëm janë konfiskuar edhe shumë telefona, vetura e para të gatshme/

Exit mobile version