Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur jashtë qendrës së votimit në Palm Beach në Florida, ku ka hedhur votën së bashku me gruan e tij Melania.
Ai duke folur për gazetarët ka thënë që: “Do të jetë natë e mrekullueshme”, raporton BBC.
I pyetur nëse do të kandidojë sërish për president të SHBA-së pas dy vjetëve, Trump ka thënë: “Të martën do të jetë natë emocionuese për shumë njerëz”.