Kryeministri Albin Kurti nga koha kur është bërë shef qeverie po thuhet se ka ndërruar qëndrime, ani se ai vetë tha se për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe e ka qëndrimin e njëjtë që nga viti 2013.
Për lëkundje në qëndrime, Kurti ishte akuzuar edhe gjatë grevës në arsim që u mbajt për më shumë se një muaj në shtator të këtij viti.
Edhe shoqëria civile ka evidentuar lëvizjen e Kurtit në qëndrime, derisa sipas FOL-it opozitëbërja gjithnjë është shumë më e lehtë.
I këtij mendimi është edhe analisti Gazmir Raci që qasjen e kryeqeveritarit nuk e sheh si ndryshim, por si përshtatje me rrethanat e qeverisjes.