Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka bërë të ditur se është infektuar me Covid. Mirëpo, ai shton se ndihet mirë për shkak të dozave të vaksinave që i ka marrë.
Trudeau bën thirrje tek kanadezët që të vaksinohen, pasi që kështu e ruajnë edhe sistemin shëndetësor dhe njëri-tjetrin. Ai po ashtu ka bërë të ditur se është izoluar, sipas udhëzimeve për shëndetin publik.
“Kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Do të ndjek udhëzimet për shëndetin publik dhe do të izolohem. Ndihem mirë, por kjo është për faktin se i kam marrë vaksinat. Pra, nëse e keni bërë deri më tani, vaksinohuni, dhe nëse mundeni, merreni edhe dozat shtesë. Le të mbrojmë sistemin tonë shëndetësor, njëri-tjetrin dhe veten”, ka thënë ai.