Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Skender Durmishi, komentoi raportet mes liderëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Një foto që qarkulloi nga një takim ndërkombëtarë në Selanik, e ku shiheshin presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të kthyer me shpinë nga njëri-tjetri, u komentua nga shumë analistë si pasqyrë e krisjes së marrëdhënieve mes liderëve të të dy vendeve.
Mirëpo Durmishi në emisionin Pressing në T7 se thotë se raportet mes dy vendeve janë të mira.
“Nuk e shoh si kritike. Kjo ndoshta është stisje nga disa që nuk e di se ku po duan të arrijnë. Nuk ka probleme në marrëdhëniet mes dy vende, në rolin e ambasadorit këtu nuk shoh asgjë kritike”, tha Durmishi.