Home Sport Trajneri i Slavias së Pragës: Presim ndihmën e Ballkanit për ndeshjen e fundit

Trajneri i Slavias së Pragës: Presim ndihmën e Ballkanit për ndeshjen e fundit

0
Trajneri i Slavias së Pragës: Presim ndihmën e Ballkanit për ndeshjen e fundit

Slavia e Pragës e hoqi zyrtarisht Ballkanin nga Europa pas fitores në mbrëmjen e djeshme të Conference League.

Një gol mjaftoi për të shuar përfundimisht ëndrrat sa i përket kalimit të grupit.

Por jo vetëm Ballkani, edhe Slavia e Pragës ka pak shanse për të kaluar më tej. Ajo duhet të fitojë ndaj Sivassporit në ndeshjen tjetër dhe Ballkani duhet që të ndalë Cluj në transfertë.

“Duhet të presim këtë ndihmë nga Ballkani, por Cluj është shumë i fortë në shtëpi”, u shpreh trajneri i Slavias, Trpisovsky.

Exit mobile version