Instagrami thuhet se po teston një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të shtojnë një këngë të veçuar në faqen e tyre të profilit.
Veçoria është e ngjashme me atë që u pa dhe u bë e njohur për herë të parë në epokën e Myspace – gjatë vitit 2005 deri në vitin 2008.
Kënga thuhet se do të shfaqet në faqen e profilit poshtë bio-s së përdoruesit.
‘Screenshots’ të postuar nga informatori sugjerojnë gjithashtu që përdoruesit vizitorë nuk lejohen të luajnë këngën e paraqitur në faqen e profilit, por kjo mund të ndryshojë derisa funksioni i prototipit zhvillohet më tej.
Një zëdhënës i Instagram konfirmoi gjithashtu, në një koment, se funksioni është një “prototip i brendshëm” për momentin.
Funksioni që lejon përdoruesit të shtojnë një këngë në profilet e tyre në Instagram u vu re për herë të parë gjatë testimit të prototipit nga zhvilluesi Alessandro Paluzzi i cili tregoi në Twitter se si duket. Sidoqoftë, funksioni i raportuar nuk po testohet nga jashtë, shtoi një zëdhënës i Instagramit, transmeton Telegrafi.
Sipas Paluzzit, funksioni në testimin e brendshëm shfaqet në profilin e Instagramit, derisa shihet një kuti nga ku mund të vendoset linku i një kënge.
Zhvilluesi demonstroi funksionin duke shtuar një këngë në profilin e tij. Siç shihet në demonstrim, përdoruesit do të jenë në gjendje të shtojnë këngën në profil përmes seksionit të modifikimit të profilit.