Home Ballina Tiroli Jugor, Belgjika Lindore e kantonet zvicerane, çfarë po thonë amerikanët për punën e Asociacionit

Tiroli Jugor, Belgjika Lindore e kantonet zvicerane, çfarë po thonë amerikanët për punën e Asociacionit

0

Serbia po e kërkon me këmbëngulje Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Por është bërë e qartë nga Gabriel Escobar, i dërguar amerikan për Ballkanin Perëndimor se “asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

E pikërisht Kushtetuta e Kosovës e ka hedhur poshtë asociacionin që është nënshkruar në Bruksel, gati 10 vite më parë.

Atë kohë Asociaconin e kundërshtonte dhe me proteste Albin Kurti, tash kryeministër i Kosovës.

Por Kurti sot thotë se “nuk do të ketë asociacion njëetnik”, – opozita pretendon se “Kurti do ta miratojë atë”.

E për asociacionin ka një mori modelesh, më të avancuar janë ato në Evropë.

Në një artikull të publikuar në Danas, të dielën, përmenden disa nga këto modele.

Miloc Nikolic, president i Klubit Libertarian Libek dhe redaktor i portalit Talas, ka përmendur disa modele si Tiroli Jugor, Belgjika Lindore e kantonet zvicerane.

“Sinjalet që vijnë nga pala amerikane tregojnë se në të vërtetë po propozohen modalitete konkrete të autonomisë përtej Atlantikut, të cilat përndryshe ekzistojnë tashmë në Evropë. Këto sinjale më shumë se të qarta nënkuptojnë se po hyjmë në një fazë të re negociatash”, ka thënë Nikolic.

Ai po ashtu ka thënë se “në fazën kur do të flasim për mekanizmat përmbajtësor se si të arrihet mbrojtja e të drejtave dhe lirive të pjesëtarëve të popullit serb në Kosovë përmes këtyre modaliteteve të autonomisë. Komuniteti i komunave do të arrihet më shpejt përmes Shteteve të Bashkuara”.

“Vetëm me zgjimin e këtij faktori amerikan në negociata duket se do të thyhet ngërçi në biseda për elementet thelbësore të marrëveshjes së ardhshme ombrellë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Në parim, citimi i modeleve të suksesshme evropiane në një farë mënyre tregon afërsinë e vetë zgjidhjeve – ato janë politikisht atje, në kontinentin tonë dhe me pak a shumë sfida funksionojnë me sukses “, ka deklaruar ai.

Por Beogradi e dëshiron me kompetenca ekzekutive. Kosova refuzon – e ndërlidhë me Republikën Srspka në Bosnje dhe Hercegovinë, shkruan Express.

“Shtet në shtet nuk duhet të ketë”, është edhe qëndrim amerikan. Serbia s’pajtohet.

Sipas presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq “serbët në Kosovë po persekutohen”, pretendon se “asociacioni do t’i ndihmonte ata”.

Por Vuçiq nuk ka dhënë as edhe një fakt të dielën për “persekutimin” e supozuar ndaj serbëve të Kosovës.

Ai vazhdimisht thotë se “Prishtina duhet ta kryej këtë obligim ndërkombëtar”, referuar asociaiconit. Por Kushtetuta e Kosovës s’e lejon.

E Beogradi ende s’e ka larguar Kosovën nga kushtetuta, përkundër kërkesës ndërkombëtare. 

Exit mobile version