Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Amerikën e Jugut.
Një tifoz i Ekuadorit është bërë hit në rrjetet sociale me veprimin që e bëri pas ndeshjes ndërmjet Kombëtares së tij dhe Argjentinës.
Jossue Garzon është tifozi ekuadorian që kaloi nga tribunat në fushë dhe i iku sigurimit duke vrapuar në drejtim të Lionel Messit.
Ai e xhiroi veten gjatë tërë kohës teksa e hoqi maskën dhe shkoi tek shtatë herë fituesi i Topit të Artë, duke i thënë se dëshiron të bëjë foto me të.
Futbollisti i Paris Saint-Germainit nga ana e tij i tha “Calma, Calma” (Qetësohu, qetësohu) derisa më pas erdhi sigurimi dhe e largoi tifozin nga Messi.
Ylli argjentinas ka qenë disa herë objekt i tifozëve, të cilët ëndërrojnë t’i afrohen dhe të bëjnë foto me të.