Home Ballina Ankohet Hykmete Bajrami: Ministrat nuk po na raportojnë

Ankohet Hykmete Bajrami: Ministrat nuk po na raportojnë

0

Deputetja e LDK-së njëherësh kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka paraqitur para deputetëve raportimin e auditimit për vitin 2020, për ministrinë e Arsimit.

Në këtë raport, përmenden stërzgjatja e punimeve në disa shkolla dhe mos porositja e librave me kohë.

Tutje ajo tha se ky raport është shqyrtuar pa praninë e ministres, Arbërie Nagavci.

“Komisioni për Mbikëqyrje të Financave ka shqyrtuar raportimin e auditimit për vitin 2020. Auditori ka dorëzuar në kuvend raportin për pasqyrat vjetore për vitin 2020. Pasqyrat financiare e ministrisë së arsimit prezantojnë pamje të drejtë për sektorin publik. Në raportin e auditorit është stërzgjatja e punimeve në disa shkolla. Porosia e librave të bëhet me kohë”, tha Bajrami.

Ajo ka thënë se shumë raporte po shqyrtohen pa praninë e ministrave.Këto rekomandime u mbështeten nga gjitha grupet parlamentare.

Exit mobile version