Home Lajme Thaçi: VV-ja ende nuk ka guxim të marrë një qëndrim zyrtar për Kodin Civil

Thaçi: VV-ja ende nuk ka guxim të marrë një qëndrim zyrtar për Kodin Civil

0

Analisti Jusuf Thaçi tha se Vetëvendosje ende nuk ka guxim të marrë një qëndrim zyrtar lidhur me çështjen për Kodin Civil.

Thaçi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se nëse dikush shkarkohet nga pozita udhëheqëse në VV për mosvotimin e Kodit Civil dhe formalisht nuk tregohet në letër arsyeja e shkarkimit, atëherë sipas tij, VV-ja nuk ka guxim të marrë një qëndrim lidhur me këtë.

“VV-ja ende nuk guxon me marrë qëndrim zyrtar raport ende lidhur me Kodin Civil, se nëse dikon e shkarkon për këtë arsye, përmbajtësisht për këtë arsye, por jo formalisht nuk je në gjendje me qit ne letër se ju shkarkojë për këtë arsye, kjo tregon që nuk ka guxim të marrë qëndrim tamam si duhet. Duhet ta sqarojë pozicionin njëherë e mirë. Nëse ke bindje të tillë për çështje të caktuara nuk mundesh me marrë pozita udhëheqëse në parti ose me u antarësu fare në parti”, tha Thaçi.

Ndryshe, Visar Korenica  u shkrakua nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec, për shkak të qëndrimit të tij për projekt Kodin e ri Civil.

Për këtë shkarkim, Korenica tha se përmes një email’i iu dha informata për shkarkimin e tij, duke mos iu komunikuar me shkrim arsyeja.

Por, Korenica tha se gjatë një takimi që pati me kreun e VV’së, Albin Kurti dhe udhëheqësit e tjerë ju tregua se arsyeja ishte mosvotimi i Kodit Civil.

Exit mobile version