Home Lajme Abdixhiku në Kongresin Amerikan: Kemi nevojë për mbështetjen e SHBA-së edhe sot

Abdixhiku në Kongresin Amerikan: Kemi nevojë për mbështetjen e SHBA-së edhe sot

0
Abdixhiku në Kongresin Amerikan: Kemi nevojë për mbështetjen e SHBA-së edhe sot

Në vizitën e tij në SHBA, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku u mirëprit nga Kongresmeni Republikan Robert Aderholt.

Kryetari Abdixhiku e uroi për rizgjedhjen nga gara e javës së kaluar si dhe vlerësoi kontributin e tij në vazhdimësi për Kosovën.

“Kongresmeni Aderholt është një mik i madh i Kosovës. Në rolin e bashkëudhëheqësit të grupit për çështjet shqiptare, ai ka shtyrë në vazhdimësi pozicionin e Kosovës në Kongresin Amerikan dhe politikën e jashtme amerikane. Për këtë e falënderova përzemërsisht. Të njëjtin e ftova për vizitë në Kosovë. Populli i Kosovës mbetet falënderues për kontributin e Kongresistëve në momente të ndryshme historike. Për këtë mbështetje kemi nevojë edhe sot”, ka thënë kryetari Abdixhiku.

Exit mobile version