![“Sunny Hill” i bën bashkë Përparim Ramën e Shpend Ahmetin “Sunny Hill” i bën bashkë Përparim Ramën e Shpend Ahmetin](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/08/Screenshot_20220805-091632_Facebook.jpg)
Festivali “Sunny Hill” që filloi dje në Prishtinë ka bërë bashkë të parin e kryeqytetit Përparim Rama dhe ish-kryetarin Shpend Ahmeti.
Drejtoresha Ekzekutive e “Sunny Hill Foundation”, Laura Kryeziu në facebook ka publikuar një fotografi nga mbrëmja e kaluar me të parin e kryeqytetit dhe Ahmetin.
Festivali “Sunny Hill” do të mbahet për katër ditë në Parkun e Gërmisë, kurse mbrëmë festivalin e hapi këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa.
Ajo në një konferencë për media së bashku me babain e saj Dukagjin Lipa, tha se ndjehet e lumtur që ndodhet në shtëpinë e saj në Kosovë dhe mezi pret që të performojë para mijëra të rinjëve