Home Sport Chelsea pritet të ofrojë 83 milionë euro për Fofanan

Chelsea pritet të ofrojë 83 milionë euro për Fofanan

0
Chelsea pritet të ofrojë 83 milionë euro për Fofanan

Mbrojtësi është kthyer në një obsesion për blutë nga Londra të cilët janë të vendosur që të nënshkruajnë me të.

Francezi pëlqehet shumë nga Thomas Tuchel i cili po bën presion te bordi që të punojë më shumë për të nënshkruar me të.

Sipas raportimeve të fundit, ish-kampionët anglezë janë të gatshëm të paguajnë hiç më pak se 83 milionë euro për 21-vjeçarin.

Lojtari luan në të dyja pozitat e qendrës së mbrojtjes, fakt ky që po e impresionon tej mase trajnerin Tuchel.

Mbrojtësi ka kontratë afatgjatë me Leicester Cityn, por kjo nuk po e pengon Chelsean që t’i shterrojë mundësitë e nënshkrimit me të. 

Exit mobile version