![Stresi reagon ndaj Gresës: Ku je nis me këto provokime Stresi reagon ndaj Gresës: Ku je nis me këto provokime](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/12/stresi-1.jpg)
Banorët e BBVK-së tashmë janë familjarizuar me njëri-tjetrin. Ata po kalojnë kohë së bashku teksa edhe po i ndihmojnë njëri-tjetrin.
Gjatë ditës ishte Stresi i cili u kujdes për pamjen e Andit.
Por, vëmendjen e tyre e mori Gresa e cila e veshur me bikini kaloi pranë tyre.
Të dy djemtë u kapën duke ia shikuar të pasmet modeles, teksa nuk mngoi as reagimi i reperit duke u shprehur: Ku je nis me këto provokime?
Big Brother Vip Kosva ka nisur edicionin e parë. 14 banorë iu bashkëngjitën shtëpisë më të përfolur momentalisht.
Ndër më të përfolurit për momentin janë: Getinjo, Andi Artani, Stresi, Ana kabashi e Gresa Hoti.