![Getinjo bëhet viral me deklaratën e tij: “Bota nuk është e rrumbullakët” Getinjo bëhet viral me deklaratën e tij: “Bota nuk është e rrumbullakët”](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/12/getinjo.jpg)
Reperi i njohur, Getinjo është tashmë në qendër të vëmendjes që pas hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.
Teksa ka qenë duke bërë një diskutim me banorët e shtëpisë, ai ka thënë ndër të tjera se bota sipas tij, është e sheshtë dhe jo e rrumbullakët.
Madje, deklarata e tij është bërë virale në rrjet.
“Krejt e di unë shpjegimin e Gjeografisë që na kanë shpjeguar në shkollë, por unë nuk e besoj. Bota është e rrafshët dhe unë ende e mendoj, a din me sa njeriun kam bërë debate”, ka thënë ai.
Ndërkohë, edhe artisti Gjon Karrica i njohur ndryshe si Lugati, mbështeti deklaratën e Getinjos.