Home Lajme Sogojeva: Asnjë qeveri nuk e ka pasur prioritet zhvillimin e turizmit

Sogojeva: Asnjë qeveri nuk e ka pasur prioritet zhvillimin e turizmit

0
Sogojeva: Asnjë qeveri nuk e ka pasur prioritet zhvillimin e turizmit

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva në Tëvë1 foli për ngritjen e çmimeve në turizëm.

I ftuar në emisionin “Info Nata”, Sogojeva tha se që nga paslufta asnjëra nga qeveritë nuk e ka pasur prioritet zhvillimin e turizmit.

“Nëse e shikojmë kështu nga zhvillimi ekonomik prej fillimit, domethënë prej pas luftës deri sot, është shumë interesant që Qeveria e Kosovës, asnjëherë, asnjë qeveri, pavarësisht cila, Qeveritë e Kosovës nuk e kanë pasur prioritet zhvillimin e turizmit dhe derisa nuk vjen në shprehje që Qeveria në Programin e zhvillimit ekonomik të fusë si sektor për ta zhvilluar ose si sektor me prioritet mund të themi se ende kemi mangësi në zhvillimin e këtij sektori”, tha ai.

Ndërkohë, sipas Sogojevës të gjitha investimet që janë bërë deri më tani në Kosovë janë fal sektorit privat.

“Të gjitha zhvillimet që janë bërë deri më tani janë falë sektorit privat, vetë e mos të flasim nëse bëjmë krahasime me shtet e tjera ku vendet  zhvilluara ose vendet që janë në zhvillim ato kanë mundësi dhe jepin kredinë afatgjate dhe forma të ndryshme të cilat ndoshta edhe tatimin në një kohë të caktuar nuk ia marrin”, deklaroi Sogojeva.

Tutje ai theksoi se sektori i hotelerisë ka qenë më i prekuri gjatë periudhës së pandemisë  teksa thotë se është ndihmuar më së paku.

Exit mobile version