Home Lajme Maliqi: Kurti ka teknika më të vrazhda të negocimit dhe bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë

Maliqi: Kurti ka teknika më të vrazhda të negocimit dhe bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë

0
Maliqi: Kurti ka teknika më të vrazhda të negocimit dhe bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka një botëkuptim tjetër dhe insiston në një qasje të negocimit me taktika pak më të vrazhda, kështu deklaroi analisti politik, Agron Maliqi

Maliqi në emisionin “ResPublika” në Tëvë1 thotë se shpreson shumë që kjo taktika e “vrazhdë” e Kurtit mund të ndryshojë.

“Kryeministri Kurti sidomos e ka një botëkuptim krejt tjetër, lexim krejt tjetër të zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare dhe insiston në një qasje të negocimit me taktika pak më të vrazhda dhe jo krejtësisht në linjë ose të bashkërenduara me aleatët, shpresoj shumë që kjo mund të ndryshojë, kam frikën tjetër që frika nga kostot e brendshme mund të jetë një faktor dekurajues edhe pse tash opozita ka thënë që nuk do ta përdor, Qeveria duket shumë në pozitë ku e ka shumë të vështirë të prodhojë rezultate në dimensionin ekonomik dhe social”, tha ai.

Tutje duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, Maliqi theksoi se Kosova mund të jetë ajo e cila mund ta vë në presion Serbinë.

Ai thotë se Kosova fiton më shumë me qasje konstruktive sesa me qasje bllokuese.

“Ka mundësi që Kosova të jetë ajo e cila e vë në presion Serbinë… Mendoj që Kosova fiton më shumë me qasje konstruktive sesa me qasje bllokuese ose penguese sepse siç thash është forcuar pak pozicioni jonë pak pas luftës në Ukrainë. Nuk  jemi ne në atë nivel dhe me atë peshë e atë fuqi që pa bashkërendim me aleatët të mundohemi ta acarojmë dhe ta organizojmë situatën me hapa që synojnë ta gjunjëzojnë ose ta poshtojnë Serbinë. Ajo mund të jetë politikisht e dobishme përbrenda Kosovës por e humbë mbështetjen e aleatëve dhe e bënë më të vështirë atë frymën, besimin që duhet të ndërtohet megjithatë edhe me personalitete problematike si Vuçiq”, deklaroi Maliqi.

Exit mobile version