![S’ka fitues në Mitrovicë e Skenderaj, Gjilani arkëton një pikë ndaj 89-shit, Drenica dhe Malisheva luajnë pa gola S’ka fitues në Mitrovicë e Skenderaj, Gjilani arkëton një pikë ndaj 89-shit, Drenica dhe Malisheva luajnë pa gola](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/10/gjilaniii.jpg)
Kanë përfunduar tri përballjet përmbyllëse të xhiros së 13-të në elitën e futbollit kosovar.
Ballkani nuk ka marrë më shumë se një pikë në duelin kundër Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” në Klinë duke barazuar 1:1.
Me rezultat identik të njëjtë ka përfunduar ndeshja tjetër në Mitrovicë mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit.
“Kuqebardhët” avancuan të parët me golin e Baton Zabërgjës në minutën e 41-të.
Christian Mba realizoi për 89-shin për t’i barazuar shifrat dhe njëherit vendosi epilogun përfundimtar të përballjes.
Nga një pikë kanë arkëtuar edhe Drenica dhe Malisheva që barazuan 0:0 në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.