19 vjet më parë Hajdin Gashi ia dha veshkën gruas së tij Sevdijes.
Burri nga Balinca e Malishevës përgjatë vitesh u furnizua rregullisht me terapinë adekuate.
Por tash e disa javë, barnat Sendimun dhe Cellcept që çdo muaj i merrte nga barnatorja qendrore e QKUK-së, iu ndalën, njofton Klan Kosova.
Terapinë ky nuk po di ku ta sigurojë, e rezervat po i sosen. Ato pos që janë të shtrenjta nuk gjenden privatisht në treg.
Që një zgjidhje t’u bëhet sa më parë, kësaj e rreth 300 rasteve të tilla, po apelon e shoqja.
E nga Sektori Farmaceutik në Qendrën Spitalore i thanë Klan Kosovës se në kuadër të porosive për furnizim të rregullt me barna imuno-supresore, porositë janë lëshuar dhe janë në pritje të liferimit të mallit nga ana e operatorëve ekonomikë.