Në mbrëmje i la jashtë stallës e brenda rrethojës shkaku i temperaturave të larta. Por i gjeti të ngordhura.
2 dhi e 4 edhat e Bujar Redenicës nga Sofalia e Prishtinës ishin pre e tetë qenve endacakë që ai thotë se sulmuan kopenë herët mëngjesin e së mërkurës, njofton Klan Kosova.
As rrethoja e gjembat nuk e ndalën sulmin e qenve, nga i cili vetëm një dhi shpëtoi.
Nga qentë shpëtuan 60 pulat, teksa dëmi i shkaktuar, për të është goxha i lartë.
Në vendngjarje dolën edhe policia e Agjencia e Veterinarisë, që vetëm hartuan një procesverbal.