Home Lajme Shkojnë për ta pushtuar Çernobilin, ushtarët rusë bëjnë ‘vetëvrasje’ pranë centralit bërthamor

Shkojnë për ta pushtuar Çernobilin, ushtarët rusë bëjnë ‘vetëvrasje’ pranë centralit bërthamor

0
Shkojnë për ta pushtuar Çernobilin, ushtarët rusë bëjnë ‘vetëvrasje’ pranë centralit bërthamor

Të paktën shtatë autobusë që transportonin ushtarë rusë kanë mbërritur në qytetin e Gomelit këtë javë, ku ndodhet një qendër që është e specializuar në trajtimin e të infektuarve me radioaktivitet. Zyrtarët ukrainas kanë ngritur shqetësime se qindra ushtarë rusë të gjetur në zonën e termocentralit bërthamor të Çernobilit janë të infektuar me radioaktivitet.

Sipas gazetës britanike “Daily Mail”, ushtarët rusë marrin trajtim special në qytetin Gomel të Bjellorusisë, pasi nuk ishin pajisur me aksesorët e duhur për të qëndruar pranë centralit bërthamor, duke kryer praktikisht “vetëvrasje”. Yaroslav Cemelianenko, një zyrtar i shërbimit shtetëror ukrainas që mbikëqyr zonën e Çernobilit, pretendon se ushtarët rusë po trajtohen për ekspozim ndaj rrezatimit pasi kishin thithur me tepricë “pluhurin radioaktiv”.

Zona e madhe rreth Çernobilit është një zonë e ndaluar për këdo që nuk punon atje, por “Pylli i Kuq” konsiderohet aq i ndotur sa që as punëtorët e centralit bërthamor nuk lejohen ta vizitojnë pa leje të posaçme.

Exit mobile version