Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka përkujtuar viktimat e masakrës në Pastaselë të Rahovecit dhe Burim (Joviq) të Malishevës, përmes një postimi në Facebook.
Haxhiu përkujtoi vrasjen masive të 106 shqiptarëve në Pastaselë dhe masakrimin e kufomave të 42 shqiptarëve në Burim, nga operacionet shoviniste të Serbisë.
Ministrja u shpreh se shumë prej kriminelëve që kryen këto krime lufte janë ende të lirë.
Në Pastaselë të Rahovecit më 31 mars 1999 u ekzekutuan dhe masakruan 106 shqiptarë nga ky fshat dhe fshatrat e tjera që kishin ardhur për strehim.Në Burim të Malishevës, më 31 mars 1999 janë vrarë 42 shqiptarë, kufomat e të cilëve janë masakruar. Viktimat ishin nga mosha 16 – 72 vjeç.Nëse botërisht ishte e qartë se kush ishin kriminelët e luftës, në vitin 1998/1999, bota duhet të dijë sërish, se kriminelët ishin në anën e Serbisë. Shumë prej tyre vazhdojnë ende të mbesin të lirë”, tha Haxhiu.
Haxhiu shtoi se Institucionet e Republikës duhet të përkushtohen që kriminelët serb të dalin para drejtësisë.“Drejtësia ende mungon për viktimat, për familjarët dhe për popullin e Kosovës.Institucioneve të Republikës iu mbetet të përkushtohen edhe më tej që kriminelët serb të dalin para drejtësisë”.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=7119661714771225&id=100001824020047