Home Rozë Sam Asghari mbron aftësitë prindërore të Britney Spears

Sam Asghari mbron aftësitë prindërore të Britney Spears

0
Sam Asghari mbron aftësitë prindërore të Britney Spears

Bashkëshorti i Britney Spears, Sam Asghari ka thyer heshtjen në lidhje me vendimin e Kevin Federline për të ndarë pamjet e artistes ku shihet duke u grindur me dy djemtë e saj.

Mes komenteve poshtë videos të cilat shumica mbështesin artisten, Sam mbrojti bashkëshorten e tij.

Ai ka lavdëruar aftësitë e sajprindërore dhe deklaroi se shpreson që këngëtarja do t’i disiplinojë “fëmijët e tyre të ardhshëm” në një mënyrë të ngjashme nëse ata nuk sillen mirë.

Reagimi i tij vjen pasi avokati i Britney publikoi një deklaratë të gjatë për sjelljen e fundit të Kevinit, në të cilën ai i cilëson veprimet e ish-bashkëshortitit të saj si mizore dhe pretendon se babai i gjashtë fëmijëve ka “çështje ligjore” për të zgjidhur për vete.

Të mërkurën, Kevin, ndau pamjet e Britney duke u grindur me djemtë e tyre. Pamjet e fshira tani të filmuara dhe të shpërndara pa pëlqimin e artistes vijnë pasi ikona e muzikës pop pretendoi se djemtë e saj adoleshente Sean, 16 vjeç dhe Jayden, 15 vjeç, nuk ishin sjellq siç duhet ndaj saj kur e vizituan atë.

Exit mobile version