Home Rozë Rita Ora dhe Ava Max së shpejti me një bashkëpunim

Rita Ora dhe Ava Max së shpejti me një bashkëpunim

0
Rita Ora dhe Ava Max së shpejti me një bashkëpunim

Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha dhe Ava Max janë emrat e 4 artisteve shqiptare që kanë pushtuar tregun botëror duke arritur majat me sukseset e tyre.

Të gjithë shqiptarët prej vitesh kanë dëshiruar t’i shohin në një bashkëpunim, gjë që është folur edhe nga  vetë artistet, por deri më tani nuk ka asnjë dritë jeshile. E shkak për këtë është armiqësia që vazhdon prej pak vitesh mes Duas dhe Ritës.

 Megjithatë, dy prej tyre po vijnë me një duet, Rita dhe Ava.

Rita tashmë është kthyer në studio duke punuar për albumin e saj të tretë, me seancën e saj të fundit të regjistrimit me Ava Max dhe kompozitoren Noah Cyrus”, thotë një burim për tablodin britanik “The Sun”.

Ava Max, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, është një këngëtare mjaft e njohur, famë të cilën e mori me këngën e njohur “Sweet But Psycho”.

Kujtojmë se kohët e fundit Rita Ora është përfolur për martesën e saj me regjisorin Taika Waititi që bëri bujë të madhe në media, një lajm që as nuk është konfirmuar dhe as është pohuar nga vetë ata.

Exit mobile version