Home Sport Salah pritet të vazhdojë me Liverpoolin

Salah pritet të vazhdojë me Liverpoolin

0
Salah pritet të vazhdojë me Liverpoolin

Mohamed Salah pritet të vazhdojë edhe më tej me Liverpoolin.

E ardhmja e Salah vazhdon të përflitet. Ai ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2023, por ende nuk ka rinovuar.

Shumë media po spekulojnë, se Salah do të largohet në fund të sezonit nga ‘Anfield’.

Një gjë të tillë e ka mohuar gazetari, që lidhet me transferime, Ekrem Konur.

Sipas tij Salah, dëshiron të vazhdojë karrierën në Liverpool.

“Mohamed Salah po vazhdon negociatat për të nënshkruar një kontratë të re 3-vjeçare me Liverpoolin”, tha Ekrem Konur në Twitter.

Salah në 28 paraqitje me Liverpoolin këtë sezon, ka shënuar 20 gola dhe ka regjistruar 10 asistime.

Exit mobile version