Gjilani dhe Ballkani kanë ndarë pikët, në kuadër të xhiros së 27-të, në Superligën e Kosovës.
Ndeshja në mes Gjilanit dhe Ballkanit u mbyll me barazim 1:1.
Përfundoi me rezultat të barabartë derbi, për titull në mes Gjilanit dhe Ballkanit.
Në minutën e parë të ndeshjes shënoi Ermal Krasniqi, kështu duke ja dhënë epërsinë 0:1, ekipit të Ilir Dajas.
Përkundër rasteve pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.
Në pjesën e dytë Ballkani shënoi golin e dytë, por u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.
Gjilani ishte shumë pranë barazimit, në disa raste, por nuk arritën të shënonin.
Në minutat shtesë të ndeshjes, me anë të një korrneri, barazoi portieri i Gjilanit, Kolici, kështu për të marrë një pikë mjaft të rëndësishme për ekipin e tij.
Pas këtij barazimit, Ballkani qëndrojnë edhe më tej në vendin e parë me 54 pikë, ndërsa Gjilani ngjitet në vendin e dytë me 50 pikë.
Ndeshja u ndërpre pas lëndimit mjaft serioz të portierit të Ballakanit, pas golit të barazimit./Lajmi.net/