Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se kanë ndaluar një sulm nga Ukraina për të rimarrë centralin bërthamor të Zaporizhias.
Kjo ministri tha se një forcë detare prej 250 trupash u përpoq të zbarkonte në bregun e një liqeni aty pranë gjatë natës së mbrëmshme, raporton Sky News.
Sipas Rusisë, sulmi u pengua nga përdorimi i helikopterëve ushtarakë dhe avionëve luftarakë.