![I dha fund beqarisë, kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Oni Hysenbelliut (Foto) I dha fund beqarisë, kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Oni Hysenbelliut (Foto)](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2022/09/Collage-Maker-03-Sep-2022-11.36-AM-1-1024x512-1.jpg)
Fatmir Hysenbelliu ose ndryshe i njohur me emrin Oni pavarësisht faktit se ka bërë një karrierë të suksesshme në futboll, ai njihet më tepër për lidhjet me vajzat e famshme të showbizit. Por duket se futbollisti ka hequr dorë nga vajzat e famshme. Ai ka bërë lidhjen e tij publike së fundmi.
Partnerja e tij është Margarita Hysenbelliu dhe vetëm nga emri kuptojmë se kjo nuk është vetëm një lidhje, por çifti i ka bërë gjërat serioze dhe janë martuar. Mesa kuptohet nga rrjetet sociale, Margarita nuk është shqiptare dhe merret me shitjen e pasurive të patundshme.