Home Lajme Botë Rusia dyshohet të ketë kryer krime lufte, nisin zhvarrosjet masive në Bucha

Rusia dyshohet të ketë kryer krime lufte, nisin zhvarrosjet masive në Bucha

0
Rusia dyshohet të ketë kryer krime lufte, nisin zhvarrosjet masive në Bucha

Njerëz të veshur me pajisje mbrojtëse kanë nisur gërmimet në një varr masiv në qytetin ukrainas të Bucha-s. Nga ky qytet janë publikuar edhe pamjet më të dhimbshme nga lufta në Ukrainë pasi rusët kryen një masakër përpara se të tërhiqeshin në fund të marsit.

Banorët janë shprehur se kanë parë civilë të vrarë nëpër rrugë, ndërsa trupa të pajetë janë gjetur të shtrirë në tokë me duart të lidhura pas shpinës. Tashmë hetuesit po mbledhin prova të krimeve të mundshme të luftës nga rusët në zonë. /abcnews.al/

Exit mobile version