Home Lajme Botë Kryebashkiaku i Mariupolit tregon për situatën në qytet: Nuk ka ujë, ushqim dhe energji elektrike

Kryebashkiaku i Mariupolit tregon për situatën në qytet: Nuk ka ujë, ushqim dhe energji elektrike

0

Më shumë se 100,000 njerëz janë të bllokuar në Mariupolin e pushtuar, pa ujë, ushqim, energji elektrike dhe ushqim, ka bërë me dije kryetari i bashkisë së qytetit, Vadym Boichenko për BBC.

“Njerëzit nuk jetojnë atje, ata mbijetojnë, duke luftuar për ushqim”, ka thënë kryebashkiaku.

Forcat ruse morën kontrollin e qytetit port jugor në maj pas muajsh bombardimesh të pamëshirshme.

Boichenko, i cili është larguar nga Mariupol, ka treguar se trupat e shumë viktimave ende qëndrojnë në ndërtesa të bombarduara.

“Ka shumë të vdekur në Mariupol. Rusët nuk i kanë pastruar trupat e atyre që vranë në bombardime. Shumë trupa janë ende nën rrënoja… Sipas mjekëve, kjo verë në Mariupol do të jetë e tmerrshme”, tha ai.

Mariupol është në rrezik të një shpërthimi të madh kolere, ka deklaruar më herët Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Kryebashkiaku e ka përshkruar situatën në qytet si katastrofike dhe u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare që të ndihmojnë në organizimin e “korridoreve të gjelbërta” për evakuim.

“Nuk ka spitale, nuk ka mjekë. Rusët vjedhin pajisje nga spitalet që nuk u dëmtuan në luftime dhe i çojnë në Donetsk. Njerëzit janë duke pritur për disa ditë në një radhë për ujë dhe duke luftuar për ushqim. Rusët i detyruan njerëzit të pastrojnë rrënojat në këmbim të ujit. Qyteti është i mbyllur. Askush nuk lejohet të hyjë apo të dalë”, tregoi Boichenko./

Më shumë se 100,000 njerëz janë të bllokuar në Mariupolin e pushtuar, pa ujë, ushqim, energji elektrike dhe ushqim, ka bërë me dije kryetari i bashkisë së qytetit, Vadym Boichenko për BBC.

“Njerëzit nuk jetojnë atje, ata mbijetojnë, duke luftuar për ushqim”, ka thënë kryebashkiaku.

Forcat ruse morën kontrollin e qytetit port jugor në maj pas muajsh bombardimesh të pamëshirshme.

Boichenko, i cili është larguar nga Mariupol, ka treguar se trupat e shumë viktimave ende qëndrojnë në ndërtesa të bombarduara.

“Ka shumë të vdekur në Mariupol. Rusët nuk i kanë pastruar trupat e atyre që vranë në bombardime. Shumë trupa janë ende nën rrënoja… Sipas mjekëve, kjo verë në Mariupol do të jetë e tmerrshme”, tha ai.

Mariupol është në rrezik të një shpërthimi të madh kolere, ka deklaruar më herët Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Kryebashkiaku e ka përshkruar situatën në qytet si katastrofike dhe u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare që të ndihmojnë në organizimin e “korridoreve të gjelbërta” për evakuim.

“Nuk ka spitale, nuk ka mjekë. Rusët vjedhin pajisje nga spitalet që nuk u dëmtuan në luftime dhe i çojnë në Donetsk. Njerëzit janë duke pritur për disa ditë në një radhë për ujë dhe duke luftuar për ushqim. Rusët i detyruan njerëzit të pastrojnë rrënojat në këmbim të ujit. Qyteti është i mbyllur. Askush nuk lejohet të hyjë apo të dalë”, tregoi Boichenko.

Exit mobile version