Home Ballina Refuzohet apeli i Kadri Veselit kundër mbajtjes së mëtejshme në paraburgim

Refuzohet apeli i Kadri Veselit kundër mbajtjes së mëtejshme në paraburgim

0
Refuzohet apeli i Kadri Veselit kundër mbajtjes së mëtejshme në paraburgim

Paneli i Gjykatës së Apelit, me 31 mars, ka refuzuar apelin e mbrojtjes së Kadri Veselit kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake për mbajtjen e mëtejme të tij në paraburgim.

Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.

Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë, raporton betimiperdrejtesi.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Exit mobile version