Home Ballina Bashkësia Islame reagon ndaj shkollës në Gjakovë që vendosi simbole për ndalimin e shamisë

Bashkësia Islame reagon ndaj shkollës në Gjakovë që vendosi simbole për ndalimin e shamisë

0

Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar pasi në shkollën e Mesme Teknike në Gjakovë u vendosën  simbole që dënonin vendosjen e shamisë.

Me anë të një komunikate për media, BIK ka thënë se trajtimi i tillë i parimeve fetare, sipas tyre është mendësi e së kaluarës.

“Një trajtim i tillë i parimeve fetare është mendësi e së kaluarës moniste. Mësimet e parimet fetare nuk dëmtojnë e nuk rrezikojnë shoqërinë, përkundrazi edukojnë, mësojnë e fisnikërojnë. Ky është qëllimi i besimit, e në këtë kontekst duhet parë edhe mbulesën e femrës myslimane”, thuhet në reagimin e BIK-ut.

Reagimi i plotë:

Kryesia e Bashkësia Islame të Kosovës dënon aktin e drejtorisë së shkollës “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, e cila e trajton mbulesën e femrës sipas parimeve islame si një veprim ordiner.

Një trajtim i tillë i parimeve fetare është mendësi e së kaluarës moniste. Mësimet e parimet fetare nuk dëmtojnë e nuk rrezikojnë shoqërinë, përkundrazi edukojnë, mësojnë e fisnikërojnë. Ky është qëllimi i besimit, e në këtë kontekst duhet parë edhe mbulesën e femrës myslimane.

Për të mos na u përsëritur situata të tilla, kërkojmë edhe njëherë nga Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë, që ta anulojnë nenin 3 paragrafi 1 pika 1.13 të Udhëzimin Administrativ të MASHT-it 06/2014, të cilin e konsiderojmë si burim të këtyre akteve e veprimeve që krijojnë situata të tilla.

Exit mobile version