Home Sport Reali vijon të jetë i pamposhtur këtë sezon – mposht edhe Leipzigun

Reali vijon të jetë i pamposhtur këtë sezon – mposht edhe Leipzigun

0
Reali vijon të jetë i pamposhtur këtë sezon – mposht edhe Leipzigun

Real Madridi është duke e vijuar ecurinë e të qenit i pamposhtur në sezonin e ri në të gjitha garat.

“Los Blancos” triumfuan edhe ndaj Leipzigut, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.

Epilogu i ndeshjes ishte 2-0, i cili u vulos nga golat e Fede Valverde në minutën e 80’ dhe Marco Asensio (90+4)

Ndeshja mund të kishte rezultat edhe më të thellë, sikur madrilienët të ishin më pragmatikë para golit.

Si përfundim, Reali mori fitoren e dytë në po aq ndeshje në Champions League, duke e kryesuar grupin. /Lajmi.net/  

Exit mobile version