Manchester City ka arritur të nxjerrë tri pikë ndaj Dortmundit, pas një përmbysje të rezultatit.
Fillimisht në epërsi kaloi Dortmundi me një gol nga Bellingham, por City arriti të barazojë rezultat në minutën e 80-të nga Stones. Katër minuta më pas, Haaland i shënoi ish-ekipit të tij, për t’i siguruar ekipit të tij të tanishëm tri pikë në grupin G.