Reali Madridi mezi ka arritur ta marrë një barazim në sfidën ndaj Shakhtar Donetskut në Champions League.
“Los Blancos” vuajtën gjatë 90 minutave dhe për rrjedhojë arritën ta vendosin baraspeshën e takimit tek në fund të takimit.
Për vendasit shënoi Zubkov në minutën e 46’, ndërsa mysafirët gjetën rrugën e rrjetës me Antonio Rudigerin, pas asistimit të Toni Kroosit.
Ky barazim nuk lë shije të mirë për madrilienët para ndeshjes ndaj Barcelonës në këtë vikend në La Liga.