Paris Saint Germain nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në sfidën që kampionët e Francës e luajtën ndaj Benficas në Champions League.
Ndonëse e patën kontrollin e ndeshjes, kur vije fjala te posedimi i topit, djemtë e Christopie Galtier ishin “shterpë” në shënimin e golave.
Golin e vetëm të për vendasit e shënoi i shumëpërfoluri, Kylian Mbappe, nga pika e bardhë.
Gjithsesi, Benfica nuk u penalizua dhe rrugën e rrjetës e gjeti me Joao Mario, po ashtu nga penalltia.
Në anën tjetër, Dortmundi mbeti baras me Sevillën.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi me Nianzou, kurse për barazimin e shifrave u përkujdes Jude Bellingham.
Më poshtë gjeni rezultatet e të gjitha sfidave. /Lajmi.net/