Home Lajme Qeveria kritikohet për mosrealizim të projekteve kapitale

Qeveria kritikohet për mosrealizim të projekteve kapitale

0
Qeveria kritikohet për mosrealizim të projekteve kapitale

Në raportin financiar për pjesën e parë të vitit 2022, katër ministri nuk kanë realizuar asnjë projekt kapital. Si skandaloze e vlerësojnë njohësit e ekonomisë moskryerjen e punëve të planifikuara. Ata madje paralajmërojnë pasoja.

Zero projekte kapitale, është emëruesi i përbashkët për gjashtë muajt e parë të vitit për Ministrinë e Ekonomisë, atë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe asaj të Zhvillimit Rajonal.

Më e suksesshmja del të jetë Ministria për Komunitete dhe Kthim me një përqindje prej 35% të realizimit të projekteve kapitale, numri i të cilave gjithsej ishte 3 projekte.

Niveli i realizimit të secilit projekt kapital është i prezantuar në raportin financiar të Thesarit të Shtetit.

Mos kryerjen e investimeve të parapara, Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane i sheh si fatkeqësi për qeverinë në tërësi.

Ndërkaq, sipas njohësit të ekonomisë, Besnik Avdiaj, mosrealizimi i tyre do të sjellë një varg pasojash.

Në pjesën e projekteve kapitale tek Ministria e Punëve të Brendshme, janë të renditura edhe projektimi dhe ndërtimi i disa shkollave fillore dhe çerdheve për fëmijë, për të cilat ky dikaster nuk ka kthyer përgjigje se pse janë në domenin e tij projekte të tilla.

Pa përgjigje rreth arsyeve të nivelit të realizimit të projekteve, ishte edhe Qeveria e Kosovës.

Video: KËTU

Exit mobile version