Home Lajme “Në pjesën e dytë të vitit do të shtohen presionet ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe Serbisë”

“Në pjesën e dytë të vitit do të shtohen presionet ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe Serbisë”

0

Duke diskutuar masën e reciprocitetit  të Kosovës ndaj Serbisë, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala theksoi se pjesa e dytë e vitit 2022 do të jetë intensive sa i përket presioneve te qeveria e Serbisë dhe te ajo e Kosovës.

Shala në emisionin “Ditari” në Tëvë1 tha se këto presione do të bëhen pasi që ka shumë çështje të hapura dhe të pazgjidhura që nga viti 2013 siç është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

“Pjesa e dytë e 2022-të do të jetë intensive sa i përket presioneve edhe te qeveria Vuçiq edhe te Qeveria e Republikës së Kosovës që të përshpejtojnë sa i përket  shumë çështje  të hapura që nga viti 2013 siç është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, të cilin Serbia tenton ta krijoj me kompetencë ekzekutive, ndërsa në anën tjetër kemi një  vendim sugjerues nga ana e Gjykatës Kushtetuese e cila sugjeron  që vendimi  i një asociacioni të komunave serbe të jetë në  frymën e kushtetutës…”, tha Shala.

Exit mobile version