Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar pasi që qeni i tij kishte dalë nga oborri dhe ka kafshuar viktimën e mitur, femër kosovare.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.