Një grua nga fshati Gllogoc e ka denoncuar në Polici bashkëshortin e saj.
Ajo ka deklaruar se ka pasur një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj dhe pastaj i dyshuari pa dëshirën e saj e ka larguar nga shtëpia bashkë me katër fëmijët e tyre duke e dërguar tek familja e viktimës.
Njësiti policor është marrë me rastin, të lënduar nuk ka, janë njoftuar prokurori dhe njësitë tjera relevante dhe rasti është duke u hetuar.