Home Lajme Botë Putin shpalli ligjin ushtarak në 4 rajonet e aneksuara, Ukraina: Dekreti nuk ndryshon asgjë

Putin shpalli ligjin ushtarak në 4 rajonet e aneksuara, Ukraina: Dekreti nuk ndryshon asgjë

0
Putin shpalli ligjin ushtarak në 4 rajonet e aneksuara, Ukraina: Dekreti nuk ndryshon asgjë

Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak, ka reaguar pas njoftimit të presidentit rus Vladimir Putin për shpalljen e ligjit ushtarak në katër rajonet e aneksuara, duke e quajtur “pseudo-legalizim të pronave të ukrainasve”.

“Zbatimi i ligjit ushtarak në territoret e pushtuara nga Federata Ruse duhet të konsiderohet vetëm si një pseudo-legalizim i pronave të ukrainasve.

Kjo nuk ndryshon asgjë për Ukrainën: ne do të vazhdojmë çlirimin e territoreve tona”, tha Podolyak në një mesazh në Twitter.

Presidenti rus Vladimir Putin ka kufizuar lëvizjen brenda dhe jashtë tetë rajoneve në kufi me Ukrainën.

Masat do të hyjnë në fuqi për rajonet jugore të Krasnodar, Belgorod, Bryansk, Voronezh, Kursk dhe Rostov, të cilat janë të gjitha pranë kufirit të Ukrainës, dhe territoret e Krimesë dhe Sevastopolit, të cilat janë anekuar nga Rusia që në vitin 2014.

Exit mobile version